Qeveria po nënshtrohet para Serbisë e cila përmes pandemisë po cenon sovranitetin e Kosovës

26 dhjetor 2020 | 12:38

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka mbajtur sot konferencë për media.

Ismaili ka denoncuar Qeverinë e Kosovës se po nënshtrohet para strategjisë së Serbisë, e cila përmes pandemisë po cënon sovranitetin e Kosovës.

“Kjo mënyrë e depërtimit të Serbisë në Kosovë – një herë me teste, pastaj me personel shëndetësor, e sot edhe me vaksina, shpërfaq strategjinë e Serbisë, që përmes pandemisë, ta shkelë dhe dobësojë sovranitetin e Kosovës dhe ta avancojë agjendën e saj kundër shtetit tonë”, ka thënë sekretari Uran Ismaili.

“Pse ky reagim i ngathët përballë shkeljes së sovranitetit? Është e rëndë dhe e pafalshme të shohim se si dy Kryeministrat, Hoti dhe Kurti, u strukën para Vuçiqit dhe hoqën dorë nga sovraniteti shtetëror i Republikës së Kosovës, për të cilin u sakrifikua shumë, nga shumë breza. Është irrituese për qytetarët tanë të shohin se si një Qeveri armike e Kosovës hyn në Kosovë, vaksinon kundër Covid-19, e qytetarët tjerë të Republikës së Kosovës jo vetëm që nuk kanë filluar të vaksinohen, por nuk kanë madje as më të voglën informatë se kur do të nisë vaksinimi nga shteti i Kosovës”, ka thënë Ismaili.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po mbahet në…