Qeveria populiste e Italisë bën betimin
01 qershor 2018
| 18:06
Giuseppe Conte, politikani i zgjedhur për të udhëhequr koalicionin qeveritar populist në Itali, bëri betimin si kryeministër, së bashku me qeverinë e tij.
Koalicioni qeveritar midis Lëvizjes Pesë Yjet dhe Partisë Liga u formua pas tre muajsh bllokadë politike.
Ai përmban një përzierje të ministrave anti-establishment dhe të krahut të djathtë, së bashku me disa politikanë që kanë shërbyer në qeveritë e mëparshme.
Gjithsej, 18 ministra u betuan para presidentit italian, Sergio Mattarella, duke përfshirë pesë gra.