
Qeveria publikon letrën e Edi Ramës për 17-vjetorin e pavarësisë
19 shkurt 2025
| 11:42
Qeveria e Kosovës ka publikuar letrën e marrë nga kryeministri shqiptar, Edi Rama për 17-vjetorin e pavarësisë.
Nëpërmjet një njoftimi, qeveria ka treguar se Kurti ka pranuar urime nga Rama.
“Përtej sfidave të shumta e sakrificave të mëdha, me mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer të aleatëve tanë të pazëvendësueshëm, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, Republika e Kosovës ka shënuar arritje të paimagjinueshme në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe shtetit të së drejtës”, ka njoftuar qeveria.