Qeveria Rama shpërblen me 50 dollarë pensionistët për fundvit
12 dhjetor 2018
| 13:19
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë me dije për herë të parë shpërblimin që do të marrin pensionistët për festat e fundvitit.
Rama nëpërmjet llogarisë së vet në “Twitter” ka thënë Qeveria ka vendosur që pakoja e Vitit të Ri për qytetarët pensionistë do të jetë 50 dollarë.
Më tutje, Rama ka vënë theksin edhe te nisma më e re që do të nisë aplikimin nga 1 janari i vitit të ardhshëm, e ashtuquajtura çek i bebeve, që tashmë nuk do të jetë më 5.000 lekë për fëmijë, por 400 dollarë për fëmijën e parë të një çifti, 800 dollarë për të dytin dhe 1.200 dollarë për të tretin, raporton “TCh”.
“Ka ende shumë nevoja e shumë më tepër duhet bërë për më të moshuarit e fëmijët, por çka po bëjmë tani, 5 vite më parë as mendoheshin”, ka shkruar Rama.