Qeveria refuzoi kërkesën e MZhE-së për ndarjen e 5 milionë euro për Telekomin
29 janar 2020
| 14:40
Kërkesa e Telekomit të Kosovës për ndarjen e 5 milionë eurove, s’ka marr miratimin e duhur në qeverinë e Kosovës, pasi ministri i Financave Lulzim Rafuna ka kërkuar sqarim në lidhje me këtë pikë, ku ka thënë se për këtë vit është e pamundur ndarja e këtyre mjeteve. “Është mirë me u sqarua me ministrin e Zhvillimit Ekonomik që me ditë se Në çfarë forme po ndahen këto mjete. A është për ndarjen e këtyre mjeteve këtë vit apo për vitin tjetër sepse tash nuk ka buxhet”, ka thënë Rafuna.
Ndërsa, kryeministri në detyre Ramush Haradinaj, kërkoi nga ministrat që kjo pikë e rendit të ditës të shtyhet për mbledhjen e radhës, duke kërkuar të definohet saktë se kur mund të ndahen këto mjete.