Qeveria rihap thirrjen për subvencione për gratë e familjeve të personave të zhdukur
Qeveria e Kosovës ka rihapur thirrjen për subvencione për vajza dhe gra që janë pjesë e familjes së ngushtë të personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Përmes një njoftimi për medie, qeveria ka bërë me dije se subvencionet vlejnë vetëm për vajzat dhe grat e familjes se ngushtë të personave që evidentohen në listat e pensioneve për personat të zhdukur. Sipas njoftimit, afati i aplikimit zgjatë deri me 29 gusht.
“Qeveria e Republikës së Kosovës po shton mbështetjen për familjaret e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës. Me qëllim të rritjes së mirëqenies familjare dhe pavarësimit ekonomik të grave dhe vajzave, Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, nëpërmjet Agjencisë për Barazi Gjinore, në mbështetje me Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka rihapur thirrjen për subvencione për gra dhe vajza që përbëjnë familje të ngushtë të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, të evidentuar në listën e pensioneve për persona të zhdukur. Afati për aplikim është deri më 29 gusht 2024”, ka njoftuar qeveria.