Qeveria rrëzohet ose me demonstrata ose me mocion
01 tetor 2020
| 09:04
Anëtari i Kryesisë i Lëvizjes Vetëvendosje (LV-së), Glauk Konjufca, ka bërë me dije se Partia Demokratike e Kosovës nuk e rrëzon qeverinë për shkak të interesave. Konjufca ka thënë se zgjidhja më e mirë për ekonominë do të ishte largimi i kësaj qeverie.
“Qeveria rrëzohet në dy mënyra: me demonstrata ose, në rastet normale demokratike, me vota përmes mocioneve”, ka thënë Konjufca, i cili ka shtuar se PDK-ja, për shkak të interesave, nuk dëshiron ta rrëzojë këtë qeveri e jo për shkak të mungesës së komunikimit me LV-në.