Qeveria: Secili që konsumon mbi 600 kWh, do t’u subvencionohen 600 kWh i parë
Qeveria e Kosovës, ka bërë të ditur se të gjithë qytetarët që konsumojnë mbi 600 kWh, do tu subvencionohet 600 kWh i parë.
Sipas qeverisë, tarifës së re i nënshtrohet energjia e konsumuar mbi 600 kWh, e cila, sipas tyre, po ashtu do të jetë e subvencionuar pjesërisht nga qeveria, ndërsa thotë se nuk është e vërtetë që qytetarët që konsumojnë mbi 600 kWh nuk do të përfitojnë nga subvencionimi.
Ndërsa, sa i përket raportit të ZRRE-së për ngritjen e tarifave, qeveria tha se nuk e kanë miratuar atë raport, por do t’i dërgojnë ZRRE-së komentet në lidhje me këtë raport.
Kurse, sa i përket subvencionimit për biznese, qeveria tha se kjo e mbron secilin qytetarë të Kosovës duke parandaluar efektin zingjiror të rritjes së çmimeve të mallrave dhe shërbimeve, si dhe sipas tyre, duke mbrojtur sigurinë e vendeve të punës.
Fotografitë më poshtë janë publikuar nga qeveria: