Qeveria serbe emëron Vulinin drejtor të BIA-s
01 dhjetor 2022
| 16:20
Ish-ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin, u emërua drejtor i Agjencisë serbe të Zbulimit, e njohur si BIA.
Mediat serbe sot raportojnë se vendimi u mor nga Qeveria e Serbisë.
Para Vulinit, në këtë post ishte Bratisllav Gashiq, tani ministër i Punëve të Brendshme të Serbisë.
BIA është një shërbim civil i sigurisë kombëtare i Republikës së Serbisë.
Ajo është përgjegjëse për mbrojtjen e sigurisë së këtij vendi dhe, ndër të tjera, për zbulimin dhe parandalimin e aktiviteteve që, siç thuhet, synojnë cenimin ose rrëzimin e rendit të vendosur me Kushtetutën e Republikës së Serbisë, raporton RTS.