Qeveria serbe: Vuçiqi deklarohet pasdite rreth ngjarjeve në veriun e Kosovës
24 shtator 2023
| 14:45
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pasdite do t’u drejtohet mediave serbe, ka njoftuar qeveria serbe.
Edhe pas vrasjes së policit Afrim Bunjaku nga bandat kriminale, Vuçiqi po pretendon që kryeministri Albin Kurti është autor i këtyre ngjarjeve në Kosovë.
“Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pasdite do t’i drejtohet mediave, i cili do të dematojë të gjitha gënjeshtrat dhe shakatë e Albin Kurtit, krijuesit të kaosit dhe ferrit në Kosovë”, është thënë në njoftimin e qeverisë serbe, raporton “Danas”.