Qeveria shfuqizon ndalimin e hyrje-daljeve në komunën e Klinës, Malishevës dhe Vitisë

03 maj 2020 | 14:55

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, me kërkesë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka zhvilluar mbledhjen korresponduese (mbledhje elektronike) të 28-të, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë Nr.01/09 të datës 13.03.2020 dhe vendimit Nr.01/10 të datës 14.03.2020.

Ndryshimet dhe plotësimet e miratuara do të shfuqizojnë pjesët e vendimit që ndalojnë hyrje-daljet në komunat e Klinës, Vitisë dhe Malishevës.

Vendimi është miratuar me kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe obligon të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës të ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbatimin e tij.​​

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur shqiptare, Soni Malaj, është kthyer në kohë…