Qeveria shkarkoi bordin e vjetër të ShSKUK-së, emëroi të riun
28 mars 2020
| 08:03
Qeveria në detyrë ka njoftuar se e ka aprovuar vendimin për shkarkimin e Bordit Drejtues të Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës për arsye se nuk i ka përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë e rëndësishme të përcaktuara me Statutin e ShSKUK-së dhe ka dështuar për arritjen e objektivave.
Përmes një komunikate dërguar mediave, zyra e kryeministrit ka bërë me dije se me po të njëjtin vendim qeveria ka emëruar Bordin e Ri.
Kryesues i Bordit Drejtues të ShSKUK-së është emëruar Xhevat Jakupi nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, me mandat njëvjeçar të cilin e pason me radhë në vitin e dytë përfaqësuesi i QKUK-së dhe në vitin e tretë përfaqësuesi i QKSUK-së.
Anëtarët e tjerë të bordit janë:
- Dr. Agreta Gecaj-Gashi – Qendra Klinike Universitare e Kosovës;
- Dr. Aida Rexhepi – Qendra Klinike Universitare Stomatologjike e Kosovës;
- Dr. Xhevat Jakupi – Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike;
- Dr. Diana Dafota – Spitali i Përgjithshëm Gjakovë – Në bazë të rotacionit dhe përmbushjes së indikatorëve të kualitetit të shërbimeve shëndetësore;
- Dr. Sadete Hadri – Shërbimet e Kujdesit Parësor Shëndetësor;
- Dr. Mirsad Shkreta – Ministria e Shëndetësisë;
- Një (1) ekspert i menaxhmentit shëndetësor, i zgjedhur në bazë të konkursit publik. /Epoka e re/