Qeveria shkarkon bordin e KEK-ut
23 prill 2020
| 17:42
Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen korresponduese (mbledhje elektronike) nën drejtimin e Kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar vendime dhe dokumente nga fushat e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.
Qeveria ka shkarkuar bordet e drejtorëve në Ndërmarrjen Publike Qendrore “Korporata Energjetike e Kosovës” Sh. A,
Me po këto vendime, Qeveria ka emëruar bordin e përkohshëm të drejtorëve:
– Në ndërmarrjen publike qendrore “Korporata Energjetike e Kosovës” Sh. A.:
1. Rrezarta Pllana, kryesuese dhe drejtore;
2. Merita Kasapolli, drejtore;
3. Arbnor Pula, drejtor; dhe
4. Bezad Halilaj, drejtor.