Qeveria shkarkon Bordin e KRU “Hidrodrini” në Pejë

14 gusht 2024 | 13:32

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë vendim për shkarkimin e bordit të ndërmarrjes “Hidrodrini” si dhe ka emëruar Bordin e ri të përkohshëm.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka dhënë arsyet e shkarkimit të Bordit të KRU “Hidrodrini”.

Anëtarët e Bordit të shkarkuar janë: Jusuf Nikqi – kryetar, Mevlyde Kelmendi-Begolli, Simon Balaj, Driton Sylqa – Drejtorë.

Po në këtë mbledhje Qeveria ka emëruar Bordin e ri të përkohshëm të KRU ‘Hidrodrini’Sh.A. – Pejë, në përbërje të: Qëndresa Kukaj – kryesuese, Mirjeta Heta,  Samir Lleshi dhe  Noli Carrabregu – anëtarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Prishtina ka vazhduar me përforcime cilësore ku po përgatiten…