Qeveria shkarkon Bordin e ShSKUK-së, emëron të riun
Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim për shkarkimin e Bordit Drejtues të Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) dhe emërimin e bordit të ri.
Me ndryshimet dhe plotësimet e miratuara dr. Diana Dafota është zëvendësuar nga dr. Naim Hoxha, dr. Sadete Hadri, për shkak të pensionimit është zëvendësuar me Vjollca Kadolli dhe Mirsad Shkreta është zëvendësuar me dr. Diellor Rizaj.
Pjesa tjetër e Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës mbetet sipas vendimit paraprak.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar edhe vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë 1/17 të datës 27 mars 2020 për shkarkimin e Bordit Drejtues të Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës dhe formimin e bordit të ri. Me ndryshimet dhe plotësimet e miratuara dr.Diana Dafota zëvendësohet nga dr. Naim Hoxha, dr.Sadete Hadri, për shkak të pensionimit, zëvendësohet me Vjollca Kadolli dhe Mirsad Shkreta zëvendësohet me dr. Diellor Rizaj. Pjesa tjetër e Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës mbetet sipas vendimit paraprak”, ka njoftuar Qeveria e Kosovës.