Qeveria shkarkon bordin mbikëqyrës të ‘Trepçës’
27 shtator 2023
| 12:20
Qeveria e Kosovës ka shkarkuar Bordin mbikëqyrës dhe ka emëruar një të përkohshëm në ndërmarrjen “Trepça”.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se shkarkimi i bordit vjen si pasojë e dorëheqjes së dy anëtareve të bordit dhe moszbatimin e punëve sipas ligjit.
Mandati i bordit të përkohshëm nuk mund të zgjasë më shumë se 6 muaj, ka thënë ministrja Rizvanolli.
Të emëruarit e bordit të përkohshëm janë: Rrezarta Pllana, kryesuese dhe anëtarë Alban Krasniqi, Merita Beqiri-Gashi e Dragisha Kërstiq.