Qeveria shkarkon drejtorin e burgut të Idrizovës
29 qershor 2022
| 00:10
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e ka shkarkuar në mbledhjen e sotme Rexhep Rexhepin nga posti i drejtorit të burgut në Idrizovë.
Nuk dihet nëse shkarkimi i tij lidhet me arsyet e bastisjen në burgun ndëshkues, por jozyrtarisht mësohet se njëra ndër arsyet pse është pikërisht bastisja që policia bëri javë më parë në Idrizovë.
Siç dihet gjatë kësaj bastisje më së shumti janë goditur të burgosurit shqiptar të cilët janë dënuar për rastin “Kumanova”.
Rexhep Rexhepi në këtë pozitë erdhi pasi partia shqiptare ‘Alternativa’, prej nga vjen vet ai, iu bashkua shumicës parlamentare qeverisëse.