Qeveria shkarkon dy drejtorë të Telekomit dhe emëron dy të tjerë
Ashtu edhe siç pritej Qeveria në detyrë në krye me Albin Kurtin, ka shkarkuar dy drejtorë të Telekomit.
Të njëjtë gjë e kishte paralajmëruar ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, ku kishte paralajmëruar se së shpejti do të shkarkohen dy anëtarët e Bordit i Përkohshëm të Drejtorëve të Telekomit të Kosovës, Teki Shalën e Luljeta Elezaj.
Shkarkimi i këtyre dy anëtarëve vjen si pasojë e moszbatimit të urdhrave politik për shkarkimin e Kryeshefit të Telekomit, Bedri Istrefit dhe vartësve të tijë.
Në vendimin e Qeverisë në detyrë, në vend të të shkarkuarve janë emëruar si drejtorë të Bordit të Përkohshëm në Telekom, Lule Ahmedi dhe Hekuran Nikçi.
Sipas burimeve të ‘Epokës së re’, bordi i ri pritet që të premtën të mbajë mbledhjen e saj dhe si pikë e rendit të ditës do e ketë shkarkimin e menaxhmentit të Telekomit.