Merret vendimi për shpronësimin e pronave për ndërtimin e “Parkut të Biznesit”
Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, në mbledhjën e së martës ka miratuar propozim-vendimin për shpronësimin me interes publik të pronave të paluajtshme të ish-ndërmarrjes “OBP Produkt” zona Kadastrale Polac i Ri, Skenderaj të cilat preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Parkut të Biznesit”.
Këtë vendim e argumentoi ministri në detyrë i MMPH-së, Fatmir Matoshi.“Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i propozon qeverisë që të nxjerrë vendim me të cilën miratohet shpronësim me interes publik të pronave të paluajtshme të ish ndërmarrjes OBP Produkt” zona kadastrale zona Kadastrale Polac i Ri Skenderaj të cilat preken nga realizimi i projektit ‘Ndërtimi i Parkut të Biznesit”. Qeveria nuk do të ketë asnjë Implikim buxhetor pasi që Ky shpronësim do të bëhet nga Komuna e Skenderajt”, u shpreh Matoshi.