Qeveria shqiptare lehtëson procedurën për rindërtim pas tërmetit

12 dhjetor 2019 | 16:26

Lejet për ndërtimin e apo riparimin e banesave që janë dëmtuar nga tërmeti do të jepen me procedurë të përshpejtuar.

Një vendim i marrë në mbledhjen e fundit nga Qeveria e Shqipërisë (Këshilli i Ministrave) obligon autoritetet shtetërore që të miratojnë brenda pesë ditëve nga aplikimi të gjitha lejet e ndërtimit për banesat e shkatërruara apo dëmtuara nga tërmeti.

Sipas vendimit, kompetencën për të miratuar këto leje do ta ketë kryetari i bashkisë brenda territorit administrativ ku kërkohet leja. Por si duhet të aplikojnë qytetarët, banesat e të cilëve janë dëmtuar?

Në vendim qeveria ka përcaktuar se aplikimet për leje paraqiten nëpërmjet sistemit elektronik nga ana e Institutit të Ndërtimit, bashkisë përkatëse apo projektuesve të licencuar.

Veç procedurës së përshpejtuar për miratimin e lejes qeveria ka thjeshtuar edhe dokumentacionin që duhet të dorëzojnë qytetarët, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga fatkeqësitë natyrore, raporton “TCh”.

Sipas vendimit, dokumentacioni I vetëm që duhet të paraqitet nga aplikuesi është akti i konstatimit për objektin e dëmtuar si dhe projekti teknik të hartuar nga Instituti i Ndërtimit, bashkia ose projektuesit e licencuar.

Ky vendim i qeverisë vjen pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit, i cili ka dëmtuar rreth 1100 pallate dhe mbi 6 800 banesa private duke nxjerrë të pastrehë më shumë se 14 mijë vet.

Qeveria ka theksuar se do të alokojë mbi 20 miliardë lekë në buxhetin e vitit të ardhshëm për programin e rindërtimit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventusi mund të takohet në 1/8 e finales në Ligën…