
Qeveria shqyrton draft-marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
18 dhjetor 2018
| 13:14
Qeveria e Kosovës ka shqyrtuar të martën draftin e parë të marrëveshjes gjithëpërfshirëse ligjërisht obligative ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
Kryeministri Ramush Haradinaj, në mbledhjen e Qeverisë, ka bërë me dije se kjo draft-marrëveshje u është dorëzuar të gjithë bartësve të institucioneve dhe kryetarëve të të gjitha subjekteve politike.
Haradinaj ditë më parë këtë dokument ua ka paraqitur ambasadorëve të vendeve të Quintit.
/Epoka e re/