Qeveria sistemon ish-sekretarët Reçica, Berisha, Cukaj e Koca
Qeveria në detyrë Republikës së Kosovës e drejtuar nga Kryeministri Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka mbajtur mbledhje korresponduese\elektronike, mbledhja e 59 me radhë, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar vendime dhe dokumente të fushave të përgjegjësive të saja kushtetuese dhe ligjore. Ndër vendimet e shumta që ka marr sot kabineti qeveritar është edhe transferimi në pozita të zyrtarëve të lartë drejtues, të cilët kishin mbetur ende të pa sistemuar:
Betim Reçica, ish-sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës, transferohet në pozitën e kryeshefit në Agjencinë Kosovare të Standardizimit në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë;
Arton Berisha, ish-sekretar i përgjithshëm në ish-Ministrinë e Administratës Publike, transferohet në pozitën e drejtorit të përgjithshëm në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike;
Kushtrim Cukaj, ish-sekretar i përgjithshëm në ish-Ministrinë e Integrimeve Evropiane, transferohet në pozitën e kryeshefit të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë; dhe
Hajriz Koca, ish-sekretar i përgjithshëm në ish-Ministrinë e Inovacionit, transferohet në pozitën e kryeshefit në Agjencinë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë, në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.