Qeveria s’ka me pasë çare pa i rritë rrogat

17 shkurt 2022 | 09:20

Gazetari Valon Syla ka folur për rritjen e çmimeve në vend dhe për mundësinë për rritje të rrogave nga qeveria.

Syla në Pressing të T7 ka thënë se Qeveria “nuk ka me pasë qare” pa i rritur rrogat.

“Euro si Euro, si valutë që nuk e shtypim ka inflacion rreth 7 përqind në vit. Pra me 10 euro cka kemi blerë në vitin 2021, diku 7 përqind veç euro na humb, pra 7 cent në vit. Ti më me të njëjtën 10 euro nuk mundesh me ble vitin tjetër sa ke blerë vitin e kaluar. Kjo është humbja e parë, humbja e dytë është që ka krizë botërore dhe kemi rritje të çmimeve dhe Qeveria s’ka me pasë qare pa i rritur rrogat”, ka thënë Syla.

Ai shtoi se problem kryesor është diskursi i Lëvizjes Vetëvendosje për të cilët thotë se kanë ardhur me “llafe të fukarallakut”.

“Problemi kryesor është diskursi i Vetëvendosjes që ka ardhë me llafe të fukarallëkut që ne do t’i ndëshkojmë këta që kanë bërë shpenzime palidhje ndërsa kur kanë hyrë brenda në sistem e kanë parë botën e vërtetë financiare, dhe se ky 10 euro i kuq nuk është ai që ka qenë vjet edhe kur je kryeministër të duket më ndryshe”, shtoi Syla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Sadri Ramabaja në emisionin Pressing të T7, ka thënë…