Qeveria s’ninë për hetimin e tenderëve njëburimor nga prokuroria, për 5 muaj nënshkruan 241 tenderë të tillë në vlerë mbi 23 milionë euro
Qeveria Kurti nuk po e ndalë dorën për tenderët njëburimor. Edhe pasi Prokuroria Speciale ka filluar hetimin e këtyre kontratave, qeveria Kurti ka vazhduar me nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve, të cilat po kritikohen nga opozita dhe shoqëria civile.
Gazeta “Nacionale” ka mësuar se në periudhën prill – shtator qeveria ka nënshkruar 241 kontrata njëburimore.
Burimet brenda zyrave të prokurimit të institucioneve i kanë thënë gazetës “Nacionale” se vlera e këtyre kontratave është mbi 23 milionë euro.
Këto burime kanë treguar se mbi 15 milionë euro është vlera e kontratave të rregullta që janë nënshkrua brenda këtyre pesë muajve nga ministritë dhe kompanitë publike.
Kurse, vlera e aneks kontratave të negociuara është 7 milionë e 680 mijë euro.
Në listën që e ka siguruar gazeta “Nacionale”, kontrata të llojit të tillë më se shumti ka nënshkruar Korporata Energjetike e Kosovës. Kjo kompani publike ka nënshkruar 15 kontrata një burimeve, vlerë e të cilave është 5 milionë euro.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është prej ministrive që ka nënshkruar më se shumit kontrata të tilla nga muaj prill deri në shtator.
Gjatë kësaj periudhe kohore, ministria që drejtohet nga Hajrullah Çeku ka nënshkruar 9 kontrata një burimore. Vlera e këtyre kontratave është afër 200 mijë euro.
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka nënshkruar 8 kontrata një burimore. Vlera e këtyre kontratave që janë nënshkruar nga ministria që drejtohet nga Liburn Aliu është mbi 3 milionë euro.
Kurse, Ministria e Drejtësisë është dikaster që i ka nënshkruar dy kontrata të tilla. Gazeta Nacionale ka mësuar se vlera e këtyre kontratave është mbi 1 milion e gjysmë euro.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni: KËTU