Qeveria sot pritet ta miratojë buxhetin për vitin 2022

29 tetor 2021 | 11:36

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot (e premte) pasdite për të miratuar Projektligjin për buxhetin e vitit 2022.

Kurti ka thënë se sot në orët e hershme të mëngjesit ka pasur takim me ministrin e Financave, Hekuran Murati lidhur me këtë çështje.

“Sot kam pasur takim me ministrin Hekuran Murati dhe kemi diskutuar që ta bëjmë sot pasdite një mbledhje të qeverisë, në të cilën do të aprovohet buxheti për vitin 2022”, ka thënë Kurti në një konferencë për medie.

Ai ka thënë se krahasuar me rishikimin e buxhetit për vitin 2021 në mes të vitit, buxheti për 2022 do të jetë 9 për qind më i lartë, megjithatë sipas tij kjo çështje do të merret vesh pasdite.

Në këtë konferencë për medie ka qenë edhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë…