Qeveria sot tregon si t’i tërhiqni paratë nga Trusti
08 dhjetor 2020
| 08:01
Pas miratimit të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, kryeministri Avdullah Hoti, bashkë me ministren e Financave, Hykmete Bajrami, sot do të takohen me përfaqësues të Bankës Qendrore të Kosovës dhe të Trustit për të biseduar rreth zbatimit të projektligjit.
Për këtë takim ka njoftuar zyra e kryeministrit. “Kryeministri Avdullah Hoti, bashkë me ministren e Financave, Hykmete Bajrami, takon përfaqësues të BQK-së dhe të Trustit të Kursimeve Pensionale, për të diskutuar lidhur me përgatitjet për zbatimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike”, thuhet në njoftim.
Në njoftim bëhet me dije se pas takimit do të ketë konferencë për media.