Qeveria spanjolle, rregulla të forta ndaj influencerëve
01 maj 2024
| 08:00
Qeveria spanjolle ka vendosur një sërë kriteresh dhe rregullash për të përcaktuar veprimtarinë e të ashtuquajturve “influencues” në rrjetet sociale.
Rregullat duhet të respektohen nga të gjithë ata që, nëpërmjet aktivitetit të tyre audioviziv online, gjenerojnë të ardhura të paktën 300 mijë euro në vit, kanë të paktën një milion ndjekës në një platformë të vetme dhe 24 e më shumë video të publikuara në vit.
Ndër detyrimet të cilave do t’i nënshtrohen, do të jetë ai i tregimit të qartë të përmbajtjes reklamuese, jo reklamimit të duhanit dhe respektimi i rregullave të sakta në lidhje me reklamimin e pijeve alkoolike dhe lojërave të fatit.