Qeveria s’ua paguan më mërgimtarëve policën e sigurimit, MF-ja ende i ka borxh BKS-së
03 korrik 2023
| 21:43
Sivjet mërgimtarët nuk po rimbursohen për sigurimin e veturave gjatë qëndrimit në Kosovë.
Sipas një kurbetçiu me prejardhje nga Peja, ky veprim nga Qeveria e Kosovës do të duhej të vazhdonte, jo si nevojë por si respekt për ta, raporton Klan Kosova.
Kompensimin e favorizon edhe një tjetër, ani se paratë që pagoi më 2022 nuk iu kthyen.
Nga Byroja Kosovare e Sigurimeve pohojnë se sivjet s’ka ujdi për të Kartonin e Gjelbër për çka Ministria e Financave u ka ende borxh.
BKS-ja janë pro dakordimit për lirimin e diasporës nga sigurimi, por me kushte të tjera.
Klani mëson se dikasteri qeveritar i Financave ka interesim për rimbursimin e 144 mijë e 760 polica që u lëshuan nga janari, por që e njëjta gjatë ditës nuk ktheu përgjigje.