Qeveria synon që deri në vitin 2030, 30 për qind e veturave të jenë elektrike

11 janar 2023 | 12:52

Ministri i Infrastrukturës, Libur Aliu, ka prezantuar dy vendime të miratuara që kanë të bëjnë më draft-strategjinë e transportit multimediale për vitin 2023-2030 dhe draft-koncepti e dokumentit për fushën e automjeteve.

Në konferencën për media pas mbledhjes së qeverisë, Aliu është shprehur se synohet që deri në vitit 2030, tridhjetë për qind e veturave në  Kosovë të jenë elektrike.

“Sipas këtij koncepti, synohet që në importimin e veturave të ardhmen t’u kushtohet rëndësi transportit elektrik në mënyrë që deri në vitin 2030, 30 për qind e flotës së automjeteve në vendin tonë të jenë elektrike dhe hibride. Na afrojnë më afër BE-së dhe na ofrojnë ambient më të pastër e krijojnë përgjegjësi te qytetarët karshi mjedisit”, ka thënë Aliu.

Gjithashtu, Aliu është shprehur se Kosova synon të kyçet në rrjetin e transportit me vendet tjera.

“Nga kjo strategji do të dalin projekte të rëndësishme që kanë të bëjnë me fushën e hekurudhave në veçanti. Kjo strategji do të ndihmojë që Kosova të arrijë që të zbusë emisionet nga ana e transportit dhe të sigurojë sigurinë në trafik. Siguria në trafik, të qenit i kyçur si rrjet dhe ndërlidhja e qartë e transporteve brenda vendit”, ka thënë Aliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se nuk ka…