Qeveria të enjten lanson fushatën informuese rreth liberalizimit të vizave
03 tetor 2023
| 16:52
Qeveria e Kosovës ka njoftuar se nga dita e enjte do të fillojë lansimin e fushatës informuese rreth liberalizimit të vizave.
Aktiviteti i parë, siç ka njoftuar qeveria Kurti do të mbahet në Prishtinë.
“Ditën e enjte, Qeveria e Republikës së Kosovës lanson fushatën për informim për liberalizimin e vizave. Aktiviteti i parë do mbahet në Prishtinë për të vijuar më tej në krejt Kosovën. Ju ftojmë të na bashkoheni në këtë ngjarje e të informoheni së afërmi mbi lëvizjen e lirë pa viza që do nisë nga 1 janari”, ka njoftuar Qeveria e Kosovës.