Qeveria të jetë e kujdesshme për shpenzimin e rezervës shtetërore
12 mars 2018
| 23:44
Zëvëndëskryetarja e parë e Komisionit për Buxhet dhe Financa, deputetja nga radhët e PDK-së, Safete Hadërgjonaj, i ka bërë thirrje Qeverisë të ketë kujdes për shpenzimin e rezervës shtetërore.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ajo ka theksuar se deri më tani Kuvendi i Kosovës nuk ka ndonjë raport nga Qeveria se si ka shkuar rrjedha e shpenzimeve buxhetore gjatë këtyre muajve.
Hadërgjonaj ka bërë me dije se nëse ka tejkalim të shpenzimeve buxhetore mbi dinamikën e parashikuar, atëherë do të jepen rekomandime të cilat janë obligative për Qeverinë.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e së martës të gazetës “Epoka e re”)