Qeveria tërheq emrat për anëtarët të bord të AKK-së
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, nuk ka arritur ta shqyrtojë propozim-vendimin e Qeverisë së Kosovës për emërimin e bordit të Komisionit Kosovar të Konkurrencës (AKK) pasi ekzekutivi ka tërhequr emrat për bordin e AKK-së.
Ky vendim nga opozita është thënë se është i paligjshëm, derisa ka kërkuar që emrat në këtë bord të jenë kredibil dhe korrekt.
Kryetari i këtij komisioni nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, ka thënë se vendimi i qeverisë është i paligjshëm.
“Vendimi i qeverisë ka qenë jo i mbështetur në bazën ligjore. Vendimi qeveritar është i paligjshëm”, ka thënë Shala.
Ndërsa deputetja e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se kërkesa e qeverisë për tërheqjen e emrave të anëtarëve të bordit të Autoritetit të Konkurrencës është si pasojë e ndryshimit të draftligjit.
“Qeveria përmes sekretarit bënë plotësim ndryshimin për propozimin e saj në mënyrë qe të jetë në gjendje ta adresojë mirëfilli. Ta ruajmë korrektësinë. Po besoj që në këtë aspekt nuk e kemi hapësirën me bë debat të thellë”, ka thënë ajo.