Qeveria tërheq projektligjin për demarkacionin
20 shkurt 2018
| 10:29
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar kërkesën për tërheqjen e Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin shtetëror në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.
Projektligji me ndryshime do të procedohet në Kuvend nga Qeveria në mbledhjen e paralajmëruar për në orën 16:00.
Kosova dhe Mali i Zi kanë arritur një aneks marrëveshje për të korrigjuar gabimet për kufirin nëse një gjë e tillë ka ndodhur në marrëveshjen paraprake.
Lidhur me këtë vendim, Lista Serbe ka abstenuar.