Qeveria tërheq Projektligjin për financimin e partive politike
25 qershor 2019
| 14:47
Qeveria e Kosovës ka tërhequr Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për financimin e subjekteve politike, i cili është miratuar në Kuvend në lexim të parë.
Në mbledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë me dije se për këtë veprim është konsultuar edhe me partnerët e koalicionit qeverisës.
“Ne kemi bërë një konsultë me Veselin lidhur me këtë Projektligj dhe është propozim që ky Projektligj të tërhiqet nga procedurat e Kuvendit”, ka thënë Haradinaj.
Ky veprim i qeverisë vjen pas reagimeve të shumta të shoqërisë civile për ta tërhequr këtë ligj.
/Epoka e re/