Qeveria themelon Komitetin ndërministror për Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’
15 janar 2019
| 16:47
Qeveria e Kosovës ka themeluar Komitetin ndërministror për përzgjedhjen e projektit në pajtim me Ligjin për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz do të realizohet sipas projektit që do të përzgjidhet pas një shpallje të hapur publike.
Projekti duhet të përmbajë pjesën e varrezave, konservimin e kullave të rezistencës, bunkeri, objektin informativ, amfiteatrin veror dhe objektet tjera përcjellëse.
/Epoka e re/