Qeveria u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19

03 korrik 2021 | 22:51

Qeveria e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19.

Me anë të një postimi në Facebook, qeveria ka thënë se sasitë e vaksinave po shtohen vazhdimisht, andaj qytetarët e kualifikuar duhet të vaksinohen sipas grupeve prioritare të vaksinimit.

Me këtë rast, qeveria ka ftuar qytetarët që të regjistrohen në platformën “Ekosova” për të rezervuar terminin për vaksinim.

“Sasitë e vaksinave vazhdimisht po shtohen, andaj ju bëjmë thirrje qytetarëve të kualifikuar të grupeve prioritare sipas planit të vaksinimit që të regjistrohen dhe të aplikojnë për vaksinim në: ekosova.rks-gov.net”, thuhet në postimin e qeverisë së Kosovës në Facebook.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Anglisë është gjysmëfinalistja e katërt e Kampionatit Evropian…