Qeveria u vendos sanksione dy kompanive iraniane
06 mars 2020
| 16:04
Me propozim të ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, Qeveria ka marrë vendim t’u vendos sanksione dy kompanive iraniane të cilat kanë sanksione edhe nga OKB dhe BE-ja.
Konjufca ka thënë se këto sanksione të mbesin në fuqi deri në vendimin për tërheqjen e vendimit nga dy organizatat e lartpërmendura.
Ai ka obliguar Doganën që ta ndërpres importin e këtyre kompanive dhe ta ktheje mbrapa mallin e tyre.