Qeveria ua ndan nga 10 mijë euro familjeve të dy policëve, Dashi dhe Trena
08 maj 2018
| 15:53
Kabineti qeveritar në mbledhjen e së martës ka marrë vendim që t’ua ndajë 20 mijë euro familjeve të policëve Armend Trena dhe Malsor Dashi, të cilët kanë humbur jetën ditë më parë në një aksident në magjistralen Hani i Elezit-Kaçanik, me ç’rast kanë rënë në lumin Lepenc.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë me dije se dy familjeve do t’u ndahen nga 10 mijë euro nga kategoria e shpenzimeve rezervë.
“Propozoj që të ndahen nga 10 mijë euro për secilën familje për zyrtarët e rënë. Këto mjete propozohen të ndahen nga kategoria e shpenzimeve të rezervës”, ka deklaruar Haradinaj.
/Epoka e re/