![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/08/policia-e-kosoves.png)
Qeveria ua ndan nga 100 euro shtesë policëve
24 dhjetor 2020
| 21:01
Zyrtarët policorë të Kosovës, të cilët janë angazhuar në luftimin e pandemisë së Covid-19, do të shpërblehen me pagesë shtesë për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor. Për secilin nga këta muaj, policët do të marrin nga 100 euro shtesë.
Kështu ka vendosur Qeveria e Kosovës në një mbledhje të cilën e ka mbajtur të enjten në formën online.
“Këto mjete shtesë ndahen për 6 mijë e 124 zyrtarë policorë, nga 100 euro në muaj për periudhën tetor, nëntor dhe dhjetor. Realizimi i pagesës së këtyre shtesave do të bëhet me pagën e muajit dhjetor 2020”, thuhet në njoftimin e policisë.
Pagesa shtesë për policët që janë angazhuar gjatë pandemisë, do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës, 1.598.100 euro.