Qeveria vendos masa në import ndaj Serbisë
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka bërë me dije se Qeveria ka marrë vendim për vendosjen e masave në import ndaj Serbisë.
Hoxhaj ka thënë se ky vendim mbron shtetin e Kosovës dhe mbi të gjitha mbron interesin e prodhuesve vendorë.
“Qeveria e Republikës së Kosovës sapo votoi vënien e masave në import ndaj Serbisë. Serbia është duke shpërndarë shuma të mëdha parash që ta godasë pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës përderisa një pjesë e madhe e këtij buxheti vjen si rezultat i tregtisë me vendin tonë. Nuk mund të kemi normalizim përderisa Serbia vazhdon sulmet ndaj shtetit të Kosovës përmes fushatave antievropiane. Masat në import janë hapi i parë, sidoqoftë, Qeveria e Kosovës do t’i ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për ta mbrojtur sovranitetin dhe interesin e vendit. Ky vendim mbron shtetin e Kosovës dhe mbi të gjitha mbron interesin e prodhuesve vendorë”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/dr.enverhoxhaj/photos/a.416411591793932/1563902613711485/?type=3&theater