Qeveria vendos për blerjen objekteve për katër ambasada
13 mars 2024
| 12:28
Qeveria e Kosovës ka vendosur të mërkurën për blerjen e objekteve për nevojat e misioneve diplomatike në Romë, Paris, Otavë dhe Ankara.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Kreshnik Ahmeti, ka thënë se blerja e këtyre objekteve do të shërbente për misionet diplomatike.
“MPDJ propozon shqyrtimin për marrjen e vendimit për blerjen e objekteve për nevojat e misioneve diplomatike te Kosovës në Paris, Romë, Otavë dhe Ankara. Miratimi i këtij vendimi do i hapte rrugë blerjes së këtyre objekteve”, ka thënë Ahmeti.