Qeveria vendos të dërgojë në Ukrainë kontingjentin e parë me ndihma humanitare, kjo është vlera

23 mars 2022 | 11:31

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të mërkurën që të dërgojë kontingjentin e parë me ndihma humanitare për Ukrainën, në vlerë 100 mijë euro.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se kjo do të bëhet si përgjigje e thirrjes publike të Ukrainës për ndihma humanitare.

“Në përgjigje të thirrjes publike të Ukrainës për ndihma humanitare bërë përmes përfaqësive të saj diplomatike dhe përmes shprehjes së solidaritetit me popullin e Ukrainës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) propozon për shqyrtim dhe miratim vendimin për ndarje të mjeteve buxhetorë në vlerë 100 mijë euro për dërgimin e kontingjentit të parë të ndihmave për popullin e Ukrainës”, ka thënë Kurti.

Ndërsa ministrja e MPJD-së, Donika Gërvalla, ka thënë se vendimi për dërgimin e këtij kontingjenti në Ukrainë është bërë edhe në bashkëveprim me ShBA-në, BE-në dhe partnerët strategjik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, është pritur në Ankara nga…