Qeveria: Vënia e rinisë, në qendër të zhvillimit

16 maj 2023 | 15:11

Strategjia Shtetërore për Rini 2024-2032 dhe Plani i Veprimit 2024-2026, ka hyrë në fazën fillestare të hartimit.

Procesi është prezantuar të martën para krerëve institucionalë, partnerëve strategjikë, deputetëve, zëvendësministrave, shoqërisë civile dhe pjesëmarrësve nga sektori i rinisë.

Siç njofton Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kryeministri Albin Kurti e vlerësoi atë si dokumentin kryesor orientues afatgjatë për qeverinë karshi rinisë, ngase sipas tij, është strategji që na orienton drejt zhvillimit dhe është një mjet reformë për politikbërje ndërsektoriale.

Ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku, ka theksuar se hartimi i këtij dokumenti që do të na tregojë shtegun drejt zhvillimit të qëndrueshëm për të gjithë të rinjtë, po bazohet në studimet e fundit dhe praktikat më të mira në dispozicion.

“Koncept dokumenti është artikuluar në mënyrë shumë konstruktive për tejkalimin e sfidave me të cilat përballen të rinjtë në vend, shtoi Arnhild Spence, koordinatore e UNKT-së për Kosovë. I tërë procesi është rezultat i MKRS-së në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit, me mbështetje të UNKT, në veçanti UNDP, UNICEF, UNFPA dhe IOM”, ka njoftuar MKRS-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sali Berisha duket se nuk e njeh rezultatin e Shkodrës,…