Qeverisë Haradinaj i shtohet edhe një zëvendësministër

04 shtator 2018 | 20:43

Ish-drejtori për Planifikim Urban në Komunën e Mitrovicës, Sami Zeka, është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

Vetë Zeka e ka bërë me dije lajmin përmes një njoftimi publik në profilin e vet në “Facebook”.

“Nga sot, me propozim – emrimin nga subjekti i AKR-së, dhe me miratimin e z. kryeministër Haradinaj, mora një detyrë pune me përgjegjësi të reja, atë të zv/ministrit në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik (MZHE)”, ka thënë Zeka.

Ai ka shtuar se do të përkushtohet për ngritjet e sukseseve të MZHE-së.  “Besoj se do të reflektojnë pozitivisht në trendin e ngritjes së besueshmërisë në Institucionet e vendit tonë të përbashkët, Republikë e Kosovës!”.

Postimi i plotë i Zekës:

E nderuara familje, të nderuar miq, shokë, bashkëqytetarë!Nga sot, me propozim-emrimin nga subjekti i AKR-së, dhe me miratimin e z. Kryeministër Haradinaj, mora një detyrë pune me përgjegjësi të reja – atë të zv. Ministrit në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik (MZHE)!Kjo paraqet vazhdimësinë në besimin e Qeverisjes së mirë dhe me duar të pastra – moto e palëkundur e subjektit të AKR-së!Vullneti dhe përkushtimi im do të jenë determinues për ngritjet e sukseseve të MZHE-së, e që besoj do reflektojnë pozitivisht në trendin e ngritjes së besueshmërisë në Institucionet e vendit tonë të përbashkët – Republikë e Kosovës!

Prioritetet e Projekteve në fushat që janë pjesë e Programit Qeverisës të z. Minister Valdrin Lluka, do vazhdojmë si të tilla t’i promovojmi, gjithëhere me theksin në ato drejt Zhvillimit më të Qëndrueshëm Ekonomik të vendit!
Një Falenderim i veçantë për të gjithë bashkëpuntorët e deritanishëm në Komunën e Mitrovicës dhe qytetarët ndaj të cilëve jam kujdesur të kem shërbim korrekt dhe transparencë maksimale!
Me Respekt,
Sami Zeka, M.Eng.Arch.
zv. minister në MZHE,
Vazhdojmë…

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës janë kthyer në sallën…