Qeverisë Haradinaj i shtohet edhe një zëvendësministër
13 tetor 2018
| 13:28
Tani numri i zëvendësministrave arrin në 79.
Qeveria Haradinaj u kritikua për numrin e madh të zëvendësministrave, që nga krijimi i kabinetit qeveritar.
Por si duket kjo nuk po e pengon kryeministrin Ramush Haradinaj të bëjë emërime të reja në Qeveri, pasi që listës iu shtua edhe një emër para rreth një muaji.
Kjo është konfirmuar nga zyra e Kryeministrit për lajmi.net.
Bëhet fjalë për ish-kandidatin e PDK-së për kryetar të Podujevës, Hajredin Hyseni, i cili tani mban postin e zëvendësministrit në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Theksojmë se 79 zëvendësministra, të emëruar në Qeverinë Haradinaj, marrin pagë mujore prej 1,150 euro.