Qeverisë Kurti i mungon ushtrimi i asaj që njihet sot si ‘diplomaci e vaksinave’

12 prill 2021 | 13:42

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka thënë se qeverisë Kurti i mungon ushtrimi i asaj që njihet sot si ‘diplomaci e vaksinave’.

“Duke pasur parasysh që, në njëfarë forme, është e pranuar botërisht se në rastin e shpërndarjes së vaksinave, shtetet që kanë siguruar ato, po ndihmojnë selektivisht vendet aleate dhe mike, Qeveria e Kosovës është dashur të përqendrohet në lobim duke shfrytëzuar të gjitha lidhjet e saj në sigurimin e sa më shumë dozave të vaksinës”, ka shkruar Deliu në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ajo ka shtuar se: “Sikurse në rastet e mëhershme ku Kosova shpesh ka shfrytëzuar kanalet diplomatike të Shqipërisë, edhe në rastin me sigurimin e vaksinave do të duhej të vepronte njëjtë. Shqipëria, natyrisht, ka një diplomaci më të etabluar dhe më me përvojë për shkak të jetëgjatësisë së shtetit.
Një politikë patriotike do t’i bashkonte forcat, sidomos në raste të emergjencës publike, ndërsa një politikë e kundërt do t’i konfrontonte ato!”, ka shkruar Deliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, e ka fyer gazetaren e…