Qeverisë së re do t’i shtohen zëvendësministrat

22 maj 2020 | 09:43

I propozuari për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe mandatari për kryeministër nga presidenti Hashim Thaçi, Avdullah Hoti, ka thënë se me Lëvizjen Vetëvendosje kanë dallime të mëdha konceptuale dhe për këtë arsye kanë ndodhur përplasjet ndërmjet tyre.

Ai ka thënë se LDK-në askush nuk mund ta dirigjojë e as ta kontrollojë dhe për këtë ka thënë se nuk arritën të bashkëqeverisin me LV-në, e cila, sipas tij, dëshironte të impononte koncepte që nuk janë të LDK-së. Në një intervistë për RTV 21, Hoti ka bërë me dije se në qeverinë e tij në disa ministri do të vendosen nga tre zëvendësministra.

 

(B. D.: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Që nga 20 maji, SHBA-ja është vendi me numrin më…