Qeverisja e Merkelit do të mbahet mend gjatë
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shkruar për përfundimin e mandatit 16-vjeçar të Angela Merkelit si kancelare e Gjermanisë.
Hoti përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se Kosova, Ballkani Perëndimor dhe e gjithë BE-ja janë ndryshe falë lidershipit të saj të vendosur dhe të matur.
Ish-kryeministri Hoti ka theksuar se qeverisja e Merkelit do të mbahet mend gjatë.
“Kancelarja Merkel e përfundon mandatin e saj 16-vjeçar. Kosova, Ballkani Perëndimor dhe e gjithë BE-ja janë ndryshe falë lidershipit të saj vendosur dhe të matur. Disa takime të drejtpërdrejta me të, si dhe shumë të tjera përmes video-konferencave, kanë qenë mësim se si duhet udhëhequr me maturi, si duhet promovuar normalitet në jetën shoqërore, ekonomike dhe qytetare, duke praktikuar një qeverisje konsultative, gjithëpërfshirëse, transparente, që mbron vlerat demokratike, besimin në Zot dhe në fuqinë e familjes. Qeverisja e saj do të mbahet mend gjatë. Kosova është përjetë mirënjohëse”, ka shkruar Hoti.