Qeverisja “ferr” e Kurtit përballë revoltave qytetare dhe masat kufizuese

27 janar 2022 | 16:54

Shkruan: Hisen Berisha

Thirrja e një debati të tillë, mund ta vë në pah dëmin që po u shkaktohet qytetarëve dhe ndërmarrësve të vegjël e të mesëm, si dhe familjeve që varen nga të ardhurat sociale.

Ky debat nuk mund ta trajtoj temën e covid19, ne kontekst të sfidës ndaj  shkakut dhe pasojës sepse Kosova nuk është Suedi dhe as ne suedez.

Ne kemi një ligj made in – ish kryetarja dhe nënkryetarja e kuvendit atëbotë, 2019, znj. Osmani dhe Nagavci, presidente përkatësisht ministre e arsimit.

Ky ligj në fuqi, nuk mbështet qytetarët me asgjë përveç se nuk lejon trajtimin e çështjes së virusit covid apo “grimcave nukleare”  të paralajmëruara në Konferencën për siguri të Munihut, pastaj nuk lejon debat në raport me masat dhe pasojat që po prodhon covidi, si mekanizëm në duart e qeverisë për të determinuar mirëqenien e qytetarëve dhe zhvillimin e ndërmarrësve të vegjël dhe të mesëm, me theks gastronomisë si fronti më i madh i të punësuarve në sektorin privat. Kufizimet ndaj gastronomeve janë absurde në zbatim, ndërkohë që humbjet janë shkatërrimtare për këto biznese.

Atëherë, krejt çka na mbetet të debatojmë janë:

–  Shprehja e ngushëllimeve familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre si pasoj e infektimit me covid;

– Shprehja e konsideratës më të lartë për personelin mjekësor në të gjitha nivelet në QKUK me theks repartin e Infektives por dhe në qendrat tjera spitalore ne Prishtinë dhe kudo në Kosovë, që kanë treguar një përkushtim mbinjerëzor për të shpëtuar jetë duke sakrifikuar veten dhe familjet e tyre.

– Shprehja e keqardhjes për mos trajtimin dinjitoz nga ana e qeverisë, në aspektin financiar, as edhe të paktën një mirënjohje simbolike për sakrificën që kanë bërë.

– Po ashtu, mund të shprehim një mirënjohje të veçante për Policia e Kosovës, që pothuaj e kanë mbajtur në funksion tërë shtetin për këto vite. Ani se janë të sfiduar me kushtet e vështira të shërbimit në uniformë dhe nën armë; pa ligjin për sigurime shëndetësore, të premtuar;  pa ligjin për pensionim të parakohshëm në

kushtet e njëjta pensionimi si në forcë.

Pas shprehjes së ngushëllimeve, mirënjohjeve dhe keqardhjeve, numërues i përbashkët i të gjitha aspekteve tjera jetësore është konstatim i dështimeve:

– qoftë të sistemit arsimor, me sistemin online dhe orët e shkurtuara po i dështojmë fëmijët;

– qoftë të mbështetja për qytetarët dhe punëtorëve që humben vendet e tyre të punës, apo për rimëkëmbje të bizneseve që dështuan për shkak të ndalimit të punojnë, nga dështimi  për të pasur pako mbështetëse, heq asaj ne kohën e qeverisë Hoti,;

– mos sigurimi i vaksinave me kohë nga buxheti i shtetit dhe për pasoj rritje enorme e rasteve me përfundim tragjik;

– jo seriozitet në ndërmarrjen dhe zbatimin e masave anticovid, me theks kufizimet e lëvizjeve selektivisht me standarde të dyfishta sipas interesit politikë të qeverisë, më kjartë liroheshin kur i duheshin partisë pushtet për nevoja elektorale, apo kur në vend vijnë mërgimtarët, hiqen të gjitha masat, pasojat e më pastajme veç dihen;

– tenderimi i pajisjeve mbrojtëse si maska, doreza, e pelerina, u kthye në mekanizëm përfitimi, pothuaj në të gjitha organizatat buxhetore të vendit dhe agjenicionet. Pra, qeveria nuk e koncentroi këtë kompetence, kështu lejoi që të përfitohet mbi këtë fatkeqësinë e qytetarëve, nga kushdo që dëshironte të operoj me ketë biznes.

– Tjetër janë vaksinat dhe mos sigurimi i tyre me kohë, nga buxheti i shtetit deri sa nuk u bënë donacion. Ndërkohë që u skadoi afati kontingjentit prej mbi 133 mijë vaksina, qytetarët ishin fare të pa vaksinuar;

– Shtrohet çështja se sa ishte kostoja e tyre në blerje (6.6e) dhe sa ishte ajo në eliminimi si të skaduar – trefishi i çmimit të blerjes? Na rezulton se kemi diku tre milion të humbura dhe askush nuk ka mbajtur përgjegjësi penale për këtë.

Një shqetësim tjetër që ka të bëjmë me shëndetin publik, janë ilaçet antiretrovirale të cilat nuk janë vetëm të shtrenjta por janë edhe të vështira në marrje. Me këtë dukuri jemi përballur gjatë gjithë pandemisë me theks në fillimet e saja kur vrapuan të gjithë të përfitojnë duke “gjuajtur peshk në ujë të turbullt”.

Për dallim nga një vaksinë, ato duhen marrë në doza komplekse, për një periudhë të gjatë kohe; mosndjekja e regjimit mund ta bëj me keq sëmundjen,  duke e lejuar virusin e imunodeficences njerëzore të pësoj mutacione dhe të ketë rezistencë ndaj ilaçeve.

Prandaj, trajtimi efektiv kërkon një infrastrukturë të fortë të shëndetit publik dhe njohuri për epidemiologjinë sëmundjes në rajonin tonë specifikisht.

Kështu çështja shtrohet nëse ne si shtet kemi burime materiale; nëse kemi kapacitete institucionale për trajtim të sëmundjeve; si dhe a kemi kontroll mbi tregtimin e produkteve farmaceutike.

A janë ndërtuar dhe sa programe shëndetësore në fusha specifike dhe sa ka kapacitete qeverisëse për administrimin e tyre.

Vlerësoj se në këtë fushë Kosova ka një rast favorizues meqë ministri vije nga fusha dhe eksperienca e bujshme që përben CV-në e tij.

Cili është rezultati i bashkëpunimit të dy qeverive tona e me theks ministrive të shëndetësisë Prishtine – Tiranë.

Përtej temës së telemedicinës e cila besoj se po të përkushtohet ministri përkatës dhe qeveria të rregullonin ligjin për sigurimet shëndetësore,  atëherë kushdo pacient telemjekun do ta blinte nga vendet me mjekësi më të avancuar në botë.

Para vendosjes së këtyre masave kufizuese të fundit, a u bisedua për situatën e shqiptarëve që jetojnë në kufi me Kosovën dhe të cilët tash e 22 vite liri jetojnë dhe përmbushin të gjitha nevojat si në tregti, furnizime, trajtim shëndetësor në të gjitha nivelet si dhe arsimim në të gjitha nivelet, në qytetet e Kosovës në afërsi të kufirit, e që me masat e fundit ua paralizojmë ojme jetën.

Vendet  me sisteme shëndetësore dhe siguri nacionale shumë më të avancuar se ne, veç po i heqin fare masat dhe po punohet në imunizimin të të gjithë qytetarëve duke u përballur.

Prandaj në vend të politikave izlolacioniste me mirë të përkushtohemi në edukimin qytetarë në fushën e imunizimit.

Këtë e sugjeron edhe vet OBSH përmes rekomandimeve nga takimi i Komitetit të emergjencave.

Situata për shkak të keqqeverisjes po bëhet e paqëndrueshme. Kryeministri vërtet s’është magjistar, edhe e shtrenjton rrymën dhe jo vetëm, por ka premtuar të kundërtën. Kjo është tregues i mungesës së kulturës politike dhe institucionale, paaftësisë qeverisëse  dhe mungesë ndjesisë njerëzore, tipare e përgjithshme e këtij kabineti qeveritaresh me shtetësi primare të huaj që po eksperimentoni me Kosovën e popullin e saj në emër të votës së mërgimtarëve që po ashtu, në ketë vend i bëjnë veç pushimet.

Të paktën në fushën që po debatojmë z. Kryeministër, lejoje ministrin ta kryej punën e vet meqë e ke sjell si profesionist nga Amerika, mos e qitni para aktit te kryer, si me rastin e masave të fundit! Lere ta demonstroj patriotizmin profesional të paktën në paqe, sepse në luftë do të duhej të vinte t’i trajtonte luftëtaret në Koshare a gjetiu në Kosovë.

Rritja enorme e të infektuarve me “omicron”,në shifrat e deklamuara është trishtuese deri në irealitet, sepse Ministri i Shëndetësisë ka deklaruar se nuk mund të diagnostikohet.

Prandaj, edhe nëse ka tendenca për të penguar revoltat qytetare të paralajmëruara, kundër “ferrit”  të quajtur “qeverisje Kurti” që po zbatoni, do të jet pa efekt.

Me këto masa e sjelljen politike qeverisëse, ju po rrezikoni  të jeni Kryeministri dhe Qeveria e parë që rrëzohet nga revolta qytetare.

  1. Kryeministër, e bëtë lajmë raportin e Transparency International, mbi përmirësimin e demokracisë, e që ju u munduat ta interpretoni si sukses tuajin në luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit por ishte meritë e opozitës që ju ka mbështetur në qeverisje të pa penguar me konstruktivitet.

Pse nuk e bëtë lajm raportin e Transparency International for Defence & Security, ku konstatohet sipas tyre se  gjendja në forcë e “shuan shpresën për të pasur ushtri”.

Mos e hendikeponi ministrin përkatës me entuziazmin, energjinë, profesionalizmin dhe patriotizmin që ka ndaj punës.

Kjo do duhej bërë temë edhe këtu në kuvend sepse është në pyetje sektori i mbrojtjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Donaldi është bërë nervoz sot me Beniadën. Kjo pasi gjatë…