Qeverisja lokale, temë diskutimi mes Brojës dhe Nicholsonit
02 mars 2022
| 16:21
Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Mitrovuicës, Vesa Broja, ka pritur në takim Emily Nicholson, zëvendësshefe e misionit në Ambasadën e Kanadasë.
Kryesuesja Broja ka falënderuar Nicholson për vizitën e saj dhe pastaj e ka njoftuar me punën e deritanishme të Kuvendit Komunal në Mitrovicë, me prioritet kryesore të qeverisjes lokale, si dhe u diskutuan çështje të tjera më rëndësi si transparenca dhe integrimi i femrës në proceset vendimmarrëse.
Në fund të takimi, kryesuesja Broja dhe përfaqësuesja e Ambasadës së Kanadasë, Nicholson, u dakorduan për rritje të bashkëpunimit për çështje në interes të komunës dhe qytetarëve të Mitrovicës.